Detaje të reja janë bërë publike tashmë nga zhdukja e të shumëkërkuarit Ervis Marti.
Pas arrestimit të agjentit të forcës së posaçme operacionale në policinë e shtetit Jeton Lami, është marrë në pyetje edhe një vajzë.
Martinaj dyshohet të letë kaluar natën e fundit në një hotel në Durrës para se të zhdukej. Bëhet fjalë për një vajzë të njohur për shkak të çmimit që kishte fituar në një nga konkurset e bukurisë, Miss Universe.
E reja është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka pranuar se kishte që nga muaji janar i këtij viti që shoqërohej me të shumëkërkuarin. Ajo deklaron se ishte njohur përmes rrjeteve sociale.
Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi.
Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet ka shpjeguar ajo për prokurorët.
Prokuroria po heton prej më shumë se 2 javësh për rrëmbim personi, pas denoncimit të familjarëve të mbretit të lojërave të fatit.