Kërkimet për të riun Mateo Lika vijojnë prej gati 12 ditësh, por ende nuk ka asnjë shenjë nga makina që drejtonte 26-vjeçari, me të cilën dyshohet se ai ra në ujërat e lumit Seman.
Ajo se çfarë ka ndodhur me të mbetet ende mister, për aq kohë sa nuk është gjetur asnjë shenjë që mund të çojë dhe zbulimin e të riut që ishte kthyer në atdhe për pushime pasi punonte në Gjermani. As një pjesë e makinën me të cilën thuhet se ai po udhëtonte nuk është gjetur, pavarësisht se janë kryer kërkime asnjë rezultat. Ditën e sotme palombarët e Renea-s kanë filluar sërish kërkimet përgjatë të gjithë rrjedhës së lumit.
Prej orës 02:08 të mëngjesit të 15 janarit, celulari i 26-vjeçarit Mateo Lika rezulton i fikur, teksa dyshimet kryesore të policisë janë se ai është përplasur me kangjellat mbi urën e Mbrostarit dhe ka rënë në ujërat e lumit Seman.