Më 16 tetor, katër turistë rusë vdiqën në një nga hotelet në Shqipëri në rrethana misterioze, trupat e tyre u gjetën pranë saunës: njëra prej viktimave ishte shtrirë në një shezlong, dy të tjerët ishin në një stol dhe e katërta ishte në buzë të pishinës, me këmbët e varura në të.
Prokuroria e Kavajës, ende nuk ka marrë të dhëna nga telefonat celularë, që ju gjetën katër turistëve rusë që humbën jetën në hotelin luksoz në Qerret të Kavajës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se aparatët celularë që përdornin turistët janë e llojit iphone.
Ekspertët nuk kanë mundur dot të hapin telefonat për të përftuar të dhëna që do ti ndihmonin hetuesit, se me cilët persona turistët kanë komunikuar apo kanë folur përpara tragjedisë. Ato kanë kërkuar ndihmën e izralitëve ku paisjet pritet që të dërgohen në Izrael për ti hapur ato.
Sipas grupit hetimor kjo kërkesë është bërë pasi sipas tyre zbardhja e bisedave apo telefanata që ata kanë kryer mund ta ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë një enigmë tjetër e hetuesve se turistëve i janë gjetur vetëm dy telefona, megjithëse ata ishin katër persona.
Nuk dihet se cilëve nga familjarëve rusë i përkisnin telefonat dhe nuk dihet se cili nga viktimat kanë qenë pa telefon. Edhe pse hetuesit kanë kontrolluar për gjetjen e telefonave të tjerë, nuk kanë mundur të gjendet as në pishinën ku u gjenden viktimat dhe as në dhomat që ata kishin rezervuar në hotel.
/Priza.al/