Proteina është bërë fjalë shumë prezente viteve të fundit, e veçanërisht në kategoritë e shëndetit dhe fitnesit. Por sipas një miti përveç nëse nuk hani ushqim asnjëherë, mundësitë janë thuajse zero se keni mungesë proteinash.
Sipas statistikave nga ekspertët shëndetësorë, pothuajse të gjithë nga ne i përmbushin nevojat ditore të proteinës. Sidoqoftë, gratë shtatzëna, vegjetarianët dhe disa atletë mund të kenë rrezik të mungesës së proteinave.
Miti tjetër është se duhet të hani shumë proteina për shëndet të mirë. Përmbushja e sasisë së rekomanduar ditore të proteinës është shumë e lehtë, sepse është shumë më e vogël se ç’mendoni.
Mesatarisht një personi i duhet rreth 1gr proteinë për kilogram të peshës trupore. Një gotë qumësht me plot yndyrë ka rreth 8gr proteinë dhe 100gr gjoks pule ka 30gr proteinë, prandaj nuk është e vështirë të arrihet ajo sasi e rekomanduar.
Miti tjetër pohon se ju nevojitet shejk proteinash për të ndërtuar muskuj. Është e vërtetë se ju nevojitet ta rritni sasinë e proteinave që e konsumoni për të ndërtuar muskuj, në rreth 1.5gr për kilogram të peshës trupore.
Përderisa shejkat me proteina janë mënyrë e lehtë për ta fituar atë sasi ekstra, ato nuk janë mënyra e vetme, dhe ju mund ta arrini shumë lehtë atë sasi edhe pa to.