Mitingu i PD/ Rama: Dhëndri erdhi 1 orë me vonesë! Nëse doni të dini si do jetë Shqipëria nëse ata fitojnë shikoni sheshin “Nënë Tereza”

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në nisje të fushatës elektorale, nisi me një sulm për kundërshtarin e tij politik që i kishte vetëm pak metra më larg, e që i ndante vetëm një bulevard. Ai tha se organizimi i PD-së, ku u mblodhën mijëra qytetarë në shesh, është një tregues shumë i qartë se si do të jetë qeveria e ardhshme nëse opozita do të vijë në pushtet.

“Në mungesë të dhëndrit dasmorët dëgjonin klithma, britma, pasthirrma. Si mund të pretendohet në shekullin e 21-të, në vitin 2021 që të merret në dorë e gjithë kjo Shqipëri dhe të qeveriset me britma, klithma dhe pasthirma. Atyre që i shohin këto kartolina i them që nëse do të donit të dinit se çfarë ju pret nëse ata do të vinin në krye shikoni sheshin “Nenin Tereza”, bllokim komplet dhe ngatërrim këmbësh. Faktikisht po të shohësh vonesën është shumë domethënëse sepse ata janë shkaktarët e të gjitha vonesave të këtij vendi, madje edhe të fillimit me vonesë të takimit tonë. Kanë 3 ditë që ndryshojnë orën dhe prapë se prapë na vonuan pak minuta por për ne është shumë. Dhe arsye që ne do marrim mandatin e tretë është se Shqipëria nuk mund të vonohet më prej tyre”, tha Rama.

Ai komentoi me ironi të gjithë organizimin e demokratëve, si edhe Lulzim Bashën, i cili e nisi fushatën me 1 orë me vonesë, çka detyroi edhe shtyrjen në kohë të nisjes së organizimit të PS-së.

“Mbi partinë patjetër ndërsa atje partia është edhe mbi shëndetin e njerëzve. U shfaqen me makina e dasmore që kanë vërë përpara një dhëndër që vonohet 1 orë. Çfarë mund të presësh nga një person që lë një orë në të ftohtë të presin ata që i fton vetë. Ajo është një orë për t’u zgjuar jo për të fjetur. Këtu ka dëshirë për të folur me fjalë se në fund të të fundit njeriun nga kafsha një fjalë e ndanë”, tha Rama

Duke bërë krahasimin mes PS dhe PD, Rama tha se Basha tha mesazhin që ai mund të shkelë ligjin.

“Patjetër që fushata elektorale është një sfidë dhe përballja është një sfidë, por sfida e sfidave është fitorja mbi armikun e padukshëm, zmbrapsja përfundimtare  e virusit nga jetën tona, të tjerat vijnë të gjitha pas saj dhe ne nuk mund të jemi krijues vatrash infektimi, ne nuk mund t’i thërrasim njerëzit për ti vënë në rrezik dhe mbi të gjitha për të vënë në rrezik ata që thërrasim të çojmë mesazhin më të gabuar tek ata që na shohin. Mesazhin e tmerrshëm se kush është më lart mund të sillet si të dojë me njerëzit dhe ligjin, dhe madje e ka kaq lart këtë sa në një luftë kur bëhet fjalë për jetën nuk do t’ia dijë dhe përçojnë mesazhin e vdekjes kudo”, tha Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *