Mitsotakis i mbijeton mocionit të Syriza, 156 deputetë votuan pro qeverisë, kryeministri: Përpjekje e dëshpëruar

Partia më e madhe e opozitës në Greqi ka dështuar të rrëzojë qeverinë e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis. 156 deputetë nga 299 të pranishëm votuan pro qeverisë në pushtet. Pas një përballje të ashpër treditore në Parlament kryeministri grek e cilësoi këtë një përpjekje të dëshpëruar.

Mocioni i Syriza-s u thirr nga opozita pas kaosit të krijuar në kryeqytet pas një stuhie dëbore para disa ditësh që la mijëra njerëz të bllokuar për më shumë se 24 orë mes borës e temperaturave të ulëta dhe qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike duke shkaktuar zemërim të opinionit publik, por kryeministri pranoi përgjegjësitë për menaxhim jo të mirë të situatës së krijuar nga stuhia e borës disa ditë më parë.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *