Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Rreth orës 09:30 Mitsotakis ka mbërritur me helikopter në Himarë, ku ka vizituar shkollën greke.
Axhenda e tij nis pikërisht me Himarën, duke theksuar me këtë vizitë rëndësinë e minoritetit grek për shtetin fqinj.
Pas vizitës në shkollën Omiros, Presidenti grek do vizitojë dhe Kishën dhe më pas do të bëjë një shëtitje në shëtitoren e Himarës ku do të takohet me banorët. Një ndalesë e Mitsotakis do të jetë dhe në zyrat e Omonias.
Në Livadhja do të ketë një tjetër vizitë dhe më pas do të udhëtojë drejt Dervicanit në Gjirokastër, ku ndodhet po ashtu një pjesë e minoritetit grek në Shqipëri.
Pas këtyre vizitave, kryeministri i Greqisë do të takojë kryeministrin Edi Rama.