Mitsotakis nuk ekziston më për mua/ Deklarata “bombë” e Erdogan, reagon Athina: Që tani e tutje…

Me nisjen e luftës në Ukrainë, rajoni i Ballkanit është përfshirë nga një ‘frikë’ për përshkallëzimin e marrëdhënieve të brishta mes vendeve, ndoshta deri në të armatosura.

Lidhur me këtë, një konflikti historik mes Turqisë dhe Greqisë vqazhdon të ngelet ended he sot një shqetëim, ku duket se deklaratat e fundit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan i kanë nxehur më shumë gjakrat.

Me një sulm personal ndaj Kyriakos Mitsotakis dhe siç e cilësojnë mediet greke, dukshëm i irrituar nga rezultatet e vizitës së kryeministrit grek në SHBA, Erdogan ka kaluar në nivel më të lartë të retorikave në marrëdhëniet greko-turke, duke ndërprerë çdo kontakt mes dy vendeve.

“Që tani e tutje, Mitsotakis nuk ekziston më për mua. Nuk pranoj ta takoj. Sepse ne ecim përpara me politikanë me personalitet dhe dinjitet që e mbajnë fjalën. Ne kishim rënë dakord që të mos përfshinim vendet e treta në mosmarrëveshjet tona. Por pavarësisht kësaj, ai në  një vizitë në SHBA javën e kaluar foli në Kongres dhe i paralajmëroi të mos na jepnin F-16”, ka deklaruar ai në fjalën e tij pas mbledhjes së kabinetit.

Sakaq, zëdhënësi i qeverisë, Jorgos Oikonomou ka theksuar se Greqia nuk futet në një lojë deklaratash me lidershipin turk.

“Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbron fuqishëm dhe në mënyrë efektive si ligjin tonë kombëtar ashtu edhe legjitimitetin ndërkombëtar. Politika e jashtme greke bazohet fort në histori, të drejtën ndërkombëtare dhe aleancat tona, sado që kjo i shqetëson disa. Politika jonë është një politikë parimesh”, ka thënë ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *