“Mjaft me korrupsion”/ Yuri Kim: Të bëjmë bashkë forcat në këtë çast historik për ti thënë mjaft me…

Ambasadorja e Shteteve të Bashkaura të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ka dhënë një mesazh të qartë për politikën, por edhe për shoqërinë. “Mjaft me korrupsion”, është shprehur ambasadorja në konferencën e parë Antikorrupsion.

Sipas saj, duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur demokracinë.

Diplomatja e lartë e SHBA-ve, deklaroi ndër të tjera se populli shqiptar hoqi qafe diktaturën dhe komunizmin, si dy forma të korrupsionit.

Yuri Kim: Më duhet të hamendësoj që nga salla e mbushur plot këtu që kjo nënkupton që qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që i kalon përkushtimin e saj të mëparshëm dhe për këtë ju nxisim

Lufta kundër korrupsionit është ajo për të cilën flasim, jo sepse ne nuk kemi korrupsion, por flasim për të sepse ne kemi përjetuar në historinë tonë cdo të thotë kur nuk e lufton korrupsion dhe kur nuk e mbron demokracinë

Do të doja të thoja se të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë dhe unë si përfaqësuese e SHBA duhet të bëjmë sëbashkë forcat në këtë cast historik për të thënë  mjaft me korrupsionin dhe të mbrojmë demokracinë, për të thënë që Shqipëria të mund të jetë më e fortë.

Mendoni se ku keni arritur si vend. Festuam 30 vite të Shqipërisë së lirë, të një demokracie dhe një populli që hoqi qafe diktaturën dhe komunizmin.

Diktatura dhe komunizmi janë  forma e saj e korrupsionit dhe ata që e kanë përjetuar e dinë që kjo është e vërteta e korrupsionit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *