‘Mjaft me racizmin’/ Veliaj takohet me banorët e Njësisë 2: Nuk duhen diferencime të ardhurit në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vazhduar turrin e takimeve me banorët dhe të rinjtë në njësinë 2.

Veliaj tha se qytetarët duhet të kenë më tepër solidaritet në shoqëri dhe se nuk ka dallim mes atyre që janë të ardhur nga qytetet e tjera, në Tiranë.

Sakaq shtoi se Tirana po bëhet një qytet kozmopolitan, jo vetëm me qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe me shumë kombësi të ndryshme.

“Tirana është një mozaik me qytetarë nga të gjitha cepat e Shqipërisë, prandaj një ndër gjërat që më ka trishtuar këto ditë, teksa shumë parti po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme, është se pika e parë e platformës së këtyre 3-4 kandidatëve të parë, që meqë ra fjala, u uroj të gjithëve sukses, dalshin faqebardhë, nderofshin veten dhe familjet e tyre, ndoshta edhe partitë e tyre është: Në dallim nga ky, që është kryetar bashkie sot, unë nuk jam i ardhur në Tiranë. Po çfarë do të thotë kjo në vitin 2022? Shoqëria jonë po bëhet gjithmonë e më shumë mendje hapur, ndërkohë ka një pjesë që tregon racizëm të tipit: ‘Kush je ti, kush jam unë?’ ‘Nga ke ardhur ti?’ Njësoj si muhabetet e lagjeve. Kam një thirrje për ju: Kemi shumë nevojë për solidaritet si shoqëri. Ka njerëz rreth nesh, të cilët kanë nevoja që mund t’i përmbushim, ndaj jam shumë i lumtur që, shumë nga çunat e gocat e rinj të Këshillit Bashkiak kanë qenë edhe dëshmitarë të solidaritetit. Kjo është një kohë e vështirë, që për shkak të luftës në Ukrainë dhe inflacionit të çmimeve, mamatë, gjyshet tuaja, amvisat, i blejnë produktet me çmim më të lartë. Këtu pyetja është: Jemi ‘secili për vete, Zoti për të gjithë’, apo po rritet një racë tjetër çunash e gocash shqiptarë që thonë: Patjetër, dua të eci përpara me sukses, por do ndihmoj edhe shoqen time apo shokun tim që ka nevojë. Ose në pallatin im është edhe një gjyshe e vetmuar, që i ka fëmijët në emigracion, të cilën mund ta ndihmoj me pazarin ose me ilaçet”, tha Veliaj.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *