Kivi është një frut që na pëlqen ta shijojmë në ditët e vjeshtës, është jashtëzakonisht i shëndetshëm, plot vitaminë C dhe ka veti të shkëlqyera për organizmin
Ky superfrut ka shumë antioksidantë, lavonoide, fitonutrientë dhe është një burim i mirë i fibrave. Është i pasur me vitaminë E, përmban kalcium, krom, bakër, hekur, magnez, kalium, zink. Ka më pak kripë se bananet.
Lëvorja e kivit është zakonisht e gjelbër për shkak të pranisë së klorofilit, megjithëse ka edhe specie me ngjyrë të verdhë, kuqe ose vjollcë. Çdo frut përmban deri në 1500 fara të vogla, të zeza dhe të ngrënshme. Falë vendndodhjeve të ndryshme të rritjes, kivit nuk kanë sezonalitet në kultivimin e tyre.
Ngrënia e tij është një aktivitet thelbësor i përditshëm për të mbajtur trupin gjithmonë funksional.
Përdoreni me kujdes
Këto janë udhëzimet interesante të cilat duhet t’i ndiqni:
Kivin kurrë mos e shtoni në kremra me xhelatinë, sepse enzima e fuqishme aktinidinë zbërthen një spektër të gjerë albuminash, duke përfshirë edhe xhelatinën dhe nuk lejon që kremi të ngurtësohet;
Mos e përdorni në recetat të cilat përmbajnë qumësht dhe produkte qumështi, sepse do të prishë strukturën krematoze të ushqimit;
Nëse kivin më parë e zieni, do të pengoni veprimet e sipërmendura në xhelatinë dhe kazeinë qumështi, por meqenëse kivi kur zihet humb ngjyrën dhe teksturën specifike, rezultati do të jetë më pak joshës estetikisht;
Kivi i papërpunuar përmban kristale të oksalatit të kalciumit që nuk janë të tretshme, prandaj mos shtoni sasi të mëdha kivi në smoothie dhe lëngje të freskëta, sepse oksalatet mund të irritojnë zgavrën e gojës, fytin dhe sistemin tretës.
Superfuqi e gjelbër:
Përmban sasi të mëdha fibrash, andaj në ndërprerjen e kapsllëkut akut është më i efektshëm se kumbullat e thata dhe farat e lirit;
Për shkak të pranisë së enzimës aktuale aktinidium, kivi zbut të gjitha llojet e mishit, prandaj mund ta përdorni në marinada;
Një kivi në ditë më së shpeshti do të plotësojë nevojat tuaja ditore me marrjen e vitaminës C.
Lëvorja e kivit është gjithashtu e ngrënshme dhe përmban edhe më shumë antioksidantë se vetë fruti! Prandaj, blini kivi organik dhe mos e qëroni, por thjesht hiqni qimet e sipërfaqes me thikë përpara se ta konsumoni;
Kivi përmban acid folik, ndaj është veçanërisht e dobishme të hahet rregullisht gjatë shtatzënisë.