Mjegulla e dendur ka mbuluar mëngjesin e sotëm qytetin e Gjirokastrës, por edhe akset kombëtare.
Mjegulla është e pranishme dhe në aksin Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë, teksa ka sjellë vështirësi në qarkullim dhe lëvizja është më e ngadaltë. Policia iu ka bërë apel drejtuesve për kujdes të shtuar përgjatë kësaj zonë për shmangien e aksidenteve.
Ndërkohë temperaturat janë relativisht të ulëta. Në orën 09:30 termometri shënonte 7 gradë celsius.