Aksi nacional Korçë – Pogradec është përfshirë nga mjegulla e dendur e cila ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve ku për shkak të dendësisë shoferët janë detyruar të ulin shpejtësinë.
Ky fillim janari ka pasur fluks të mjeteve në këtë aks në drejtim të Korçës qytet i cili vijon të presë qindra vizitorë ndaj dhe nga policia drejtuesve të mjeteve iu bëhet thirrje për të treguar sa më shumë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ulin shpejtësinë.
Zona të ndryshme të juglindjes përgjatë një jave kanë patur prezencë të shtuar te mjegullës.