Mëngjesin e sotëm, mjegulla ka mbuluar rrugën e Kombit. Segmenti nga Tuneli i Kalimashit deri në Rrëshen ka dendësinë më të madhe të mjegullës.
Prania e mjegullës në rrugë ul shikueshmërinë e rrit mundësitë e aksidenteve, sidomos në autostrada ku shpejtësia arrin në nivelet maksimale 90-110 km.
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në uljen e shpejtësisë, përdorimin e dritave të mjegullës e rritjen e vëmendjes gjatë drejtimit të automjetit.