Reperi i njohur Coolio, u gjend i pajetë në shtëpinë e një miku të tij në Los Angeles të mërkurën dhe thuhet se ‘EMT’ kaloi mbi një orë duke u përpjekur për ta ringjallur këngëtarin.
Sipas ‘TMZ’, urgjenca mbërriti në shtëpi në orët e vona të pasdites kur shoku e gjeti të pajetë 59-vjeçarin brenda në tualet. Para se reperi 59-vjeçar të shpallej i vdekur, mjekët i bënë ‘CPR’ për 45 minuta. ‘CPR’ është një procedurë urgjente, shtypje në pjesën e kraharorit, të kombinuara shpesh me ventilim artificial në përpjekje për të rivendosur qarkullimin spontan të gjakut dhe frymëmarrjen tek një person që pëson arrest kardiak.
Besohet se Coolio, ndërroi jetë nga një atak kardiak. Sipas menaxherit të tij Jarez Posey, reperi, i cili jetonte në Las Vegas, kishte shkuar në Los Angeles për të rinovuar pasaportën e tij. Posey informoi ‘TMZ’ se ditët e fundit, reperi ka banuar në shtëpinë e tij në qendër të qytetit me një shok të paidentifikuar.
Sipas tij, pasditen e së mërkurës Coolio është larguar për të përdorur tualetin, por nuk është kthyer më. Miku i tij tregoi se i ka thirrur disa herë reperit, por nuk mori asnjë përgjigje. Më pas u gjet i pajetë në dyshemenë e tualetit. Menjëherë, shoku i tij ka njoftuar urgjencën.
Coolio ka lënë pas dhjetë fëmijët e tij si dhe ish-gruan Josefa Salina, me të cilën u martua në vitin 1996, para se të divorcohej me të 4 vite më vonë.