Kanceri i gjirit po kërcënon edhe meshkujt, pavarësisht se është më i theksuar tek femrat.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka ngritur alarmin se 1 në 100 burra po preken nga kjo sëmundje, ku thekson se grupmosha më e prekur është 72-vjeç.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa nga simptomat identifikuese që shfaqen tek burrat në lidhje me kancerin e gjirit:
- gungë ose ënjtje në gji,
- skuqje ose lëkurë të lëkurës në gjoks,
- acarim ose gropëzim të lëkurës së gjirit,
- rrjedhje nga thithka
- tërheqje ose dhimbje në zonën e thithkës.
Sipas studimeve që janë kryer, rezulton se faktorët të cilët ndikojnë në shfaqjen e kancerit të gjirit janë:
Mosha: Kjo sëmundje shfaqet rreth moshës 50-vjeçare
Mutacione gjenetike: mutacionet e trashëguara në gjene specifike, si BRCA1 dhe BRCA2 rrisin rrezikun e sëmundjes
Historia familjare: Nëse familjarët e kanë pasur këtë sëmundje, atëherë rreziku është më i lartë
Si trajtohet kanceri i gjirit tek meshkujt?
Në 70% të rasteve bëhet mastektomia për shkak të anatomisë së gjirit mashkullor, ndërsa në disa raste është kryer edhe operacioni i konservimit të gjirit, me terapi rrezatimi shoqërues. Kjo ndikohet nga përmasat e tumorit në raport me gjirin, pasi shumica e tumoreve tek meshkujt ndodhen pas thithkës, ndaj dhe mastektomia është operacioni më i përshtatshëm.
Efektet anësore më të zakonshme të terapisë hormonale janë shtimi në peshë, ndezjet e nxehta, ulja e dëshirës seksuale dhe luhatjet e humorit. Diagnostikimi i kancerit të gjirit tek meshkujt bëhet, si tek femrat, me mamografi dhe ekografi.