Mjeku, Ilir Allkja thotë se nëse do inflitrohen njerëz për t’u dhënë para doktorëve, 50% e tyre do të arrestoheshin.
I ftuar në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se nëse një zyrtar akuzohet për korrupsion, nuk arrestohet si në rastin e mjekëve të cilët marrin ryshfet për të ofruar shërbim mjekësor.
“Në qoftë se do infiltrojmë njerëz për t’u dhënë para në xhep doktorëve për t’i arrestuar, jam i sigurt se do të narrestoheshin të paktën 50% e mjekëve në Shqipëri. Unë jam absolutisht kundër momentit që mjekët refuzojnë dhënien e shërbimit mjekësor pa paguar ryshfet, dhe rast i tillë nuk është konstatuar asnjëherë në Shqipëri.
Mjekët kërkojnë që të trajtohen si të gjithë qytetarët e tjerë. Nuk kemi kërkuar kurrë asnjë lloj lëshimi, por nëse akuzohet për korrupsion një zyrtar, nuk arrestohet me forca të panumërta, me polici e me kamera”, theksoi ai.