Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar situatën e koronavirusit në vendin tonë, duke u shprehur se varianti Delta ka të njëjtat shenja si gripi normal, por gjendja mund të agravojë.
Pipero sqaron se Delta përhapet nga një person në tjetrin brenda 5 minutave, ndryshe nga variantet e tjera, duke u bërë më i rrezikshëm.
“Nëse një person me Covid dikur për tu infektuar donte 15 minuta, ndërsa tani bëhet më pak se 5 minuta. Mendoj se rastet e shtruara janë Delta, por nuk kemi rekorde të plota laboratorike,”-tha mjeku.
Ndërkohë që bën thirrje edhe njëherë që të gjitha qytetarët mbi 18 vjeç të kryejnë vaksinën anticovid, si të vetmen rrugë për t’u ruajtur nga virusi.
/Priza.al/