Shkëlqim Balili është mjeku gjinekolog më i famshëm në shqipëri, me një pervojë që i kalon 40 vite së fundmi mjeku i mirënjohur bëri bujë mediatike me deklaratën e tij mbi marrdhëniet seksuale dhe fenomenit seksual konsumimi i lëngut spermatik .
“Ajo është spermatozoid, lëng seminal të spermës dhe është esencialisht proteinë, masë proteinike. Nuk helmohet” – e përfundoi gjinekologu shpjegimin e tij duke ngulmuar se nuk e ka promovuar konsumimin e tij.
Disi i “nxehur” me brezin e sotëm për sa i përket kryerjes së marrdhënieve seksuale në moshë të hershme , duke i paralajmëruaj të mos e bëni para se të jeni mjaftueshëm të pjekur seksualisht. Sepse kjo gjë mund të shkaktojë kancer për minorenët, për shkak të viruseve që mbarten në organet gjenitale ende të paformuara.
Ai foli në mënyrë alarmante mbi shtimin e rasteve të kancerit si pasojë e seksit oral duke thënë se:
“Unë marrëdhëniet seksuale anale i quaj perversion. Dhe seksin oral e quaj perversion. Unë quaj sekse marrëdhëniet vaginale, për kënaqësitë seksuale dhe riprodhimin. Për këtë, meshkujt në Shqipëri duhet të jenë atraumatik, të sjellshëm, ta krijojnë seksin biologjik me intimitet, jo mekanik.”
Mjeku jep edhe një rast konkret që ai nuk e harronte dot të një jë grua 34 vjeçe. Një kancer i gjendrës parotis, të pështymës nga seksi oral. Prezenca e virusit nuk pyet për gjë, të infekton dhe po qe ky tip, je i destinuar për kancer shtoi mjeku .