Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për mjekët e Spitalit të Fierit, të cilët janë arrestuar pasi i kanë ofruar ndihmë mjekësore në banesën e tij të shumëkërkuarit, Nuredin Dumani.
Kështu Gjykata vendosi:
‘Arrest shëpie’ për laborantin, Bledi Bërdalli
‘Arrest shtëpie’ për ndihmës/mjekun, Julian Malaj
‘Detyrim paraqitjeje’ për kirurgun, Ermal Gjeçi
Dy mjekët dhe infermieri i Spitalit të Fierit u arrestuan nga policia pas atentatit ndaj Nuredin Dumanit i cili braktisi mjetin tip BMW pak metra larg vendit ku ndodhi atentati dhe u arratis drejt Fierit.
Atje ai u ndihmua nga dy mjekët në fjalë të cilët i dhanë ndihmën e parë mjekësore duke mos njoftuar policinë.