Deputetja demokrate Dhurata Çupi Tyli ka sjellë në vëmendje rifillimin e shkollave duke publikuar një video nga fshatrat e Klosit.
Krah videos Çupi shkruan se qeveria i ka lënë në harresë shkollat duke bërë kështu largimin e nxënësve bashkë me prindrit e tyre. Ajo shton se gjendja është alarmante dhe sa vjen e përkeqësohet.
“Mjerimi dhe shkretimi i shkollave. Nesër ata pak nxënës që kanë mbetur në fshatrat e Klosit do të shkojnë në shkolla, të cilat ke frikë t’i shohësh në video, jo më të bësh mësim atje. Pamjet flasin sa 1 mijë fjalë. Qeveria nuk ka vënë dorë për vitë me radhë, duke i lënë shkollat të degradojnë dhe nxënësit të largohen, bashkë me prindrit e tyre. Gjendja është alarmante dhe vazhdon të përkeqësohet vit pas viti. Shpopullimi masiv i Matit, Klosit, dhe i zonave të tjera të Veriut përmes mjerimit, braktisjes, diskriminimit është politikë antikombëtare dhe krimi më i madh i kësaj qeverie” shkruan Çupi.