Një aksident me një të plagosur është shënuar sot në aksin Ksamil-Sarandë. 14-vjeçari i plagosur ishte pasagjer në makinën tip Benz që ka dalë nga rruga, dhe ka përfunduar në kanal.
Burime nga policia raportojnë se plagë të rënda ka marrë shtetasi me inicialet R.P, 14 vjeç, banues në Ksamil. I mituri ka marrë fraktura në kokë.
Kjo ka bërë që i mituri të dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Ende nuk dihen detaje të tjera nga aksidenti.