Mjeti lundrues nisi të fuste ujë, shpëtohen 7 turistët në Lezhë

Shtatë pushues kanë mbetur pasditen e së shtunës të bllokuar në det të hapur në një pedalon. Njoftohet se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:40, tek “Rana e Hedhun”. Siç njoftohet, pushuesit nuk po ktheheshin dot në bregdet dhe u telefonua Salla Operative e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, për të kërkuar ndihmë.

Në ndihmë të tyre, u nisën shërbimet me mjetin lundrues të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët konstatuan se rreth 2 milje larg bregut, në det të hapur, ishte një mjet lundrues pedalon, me 7 shtetas në të, që ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi kishte filluar të fuste edhe ujë në brendësi.

Mjeti lundrues u soll në breg ndërsa  të 7 pushuesit ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *