Një tjetër aksident ka ndodhur në vend, pas atij në rrugën e Kombit ku të plagosur kanë mbetur disa persona.
Burimet bëjnë me dije se aksidenti i dytë ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Ura e Presës, pranë fshatit Adriatik, Kurbin, në një rrugë rurale.
Mësohet se një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me një biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Drejtuesi i biçikletës, i identifikuar si Anton Curraku, 35-vjeçar i cili u aksidentua nga automjeti është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.
Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e policisë lidhur me ngjarjen.