Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e tij të artit Stresi, ishte një nga miqtë më të ngushtë të Brilant Martinajt, i cili u vra në datën 17 korrik në mbikalimin e Fushë-Krujës bashkë me dy miqtë e ti, Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën. Ditën e sotme ai ka shkuar në varrin e 23-vjeçarit dhe ka shpërndarë një foto në profilin e tij në Instagram, i cili shkruan:
“M’ka marrë malli aq shumë sa vetëm ti e di se sa vëllai im i vogël”.
Kujtojmë se Brilant Martinaj u ekzekutua bashkë me miqtë e tij dhe dyshohet se kjo ishte një goditje për kushëririn e tij, Ervis Martinajn. Prej rreth 1 muaji, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur dhe dyshohet se është vrarë nga grupet rivale. Ndryshe nga i ndjeri Brilant Martinaj, familjarët e Ervisit nuk kanë një varr ku mund ta vizitojnë.