Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla propozoi që mocioni për debat me kryeministrin Edi Rama bashkë me 3 kërkesat e tjera të opozitës, do të përfshijnë një seancë 12 orëshe. Vendimi për datën kur do të zhvillohet seanca nuk është përcaktuar.
Taulant Balla: Propozoj që për kërkesën e mocionit të zhvillohet seanca për 12 orë, nga 5 minuta çdo deputet. Ne e kuptojmë pse ndodh kështu në çdo seancë. Në kohën kur familjarët e viktimave të 21 janarit kërkojnë hetim, kjo ndodh.
Ermonela Felaj: Data për zhvillimin e mocionit me debat përcaktohet me mirëkuptim nga Konferenca e Kryetarëve. Siç kuptohet kjo nuk ka ndodhur. Kur nuk ka mirëkuptim, kryetarja e vendos në seancë. Kryetarët e grupeve nuk janë mbledhur. Ju lutem kryetarët e grupeve parlamentare të mblidhen në të kundërtën e vendos seanca me votim.