Një aksesor mode i ri shumë interesant nga shtëpia e dizajnit Bottega Veneta, po bën ‘namin’ në rrjet. Bëhet fjalë për një një rrip/korse të trashë që mbështillet rreth belit.
Edhe pse vjen në dy ngjyra, nuanca jeshile e ndezur është jashtëzakonisht e popullarizuar në Instagram ndërsa ajo çmimi është mjaft i lartë pasi kushton 2500 dollarë.
Pjesët e prezantuara nga shtëpia italiane e modës Bottega Veneta sezonet e fundit kënaqin adhuruesit e modës, duke filluar me aksesorët origjinalë, përmes këpucëve me thembra të trasha, çizmeve të gomës të bëra me llum kafeje dhe çantave të zbukuruara me zinxhirë metalikë të rëndë.
Edhe pse zakonisht vëmendja më e madhe i kushtohet çantave të dorës, këtë herë hiti më i madh në Instagram është në fakt një aksesor mjaft i rëndë mode që i ngjan një rripi dhe një korseje në të njëjtën kohë.
Ky rrip lëkure mbështillet rreth belit disa herë, dhe është prej lëkure origjinale dhe ju mund të zgjidhni midis dy ngjyrave – jeshile e hapur ose kafe e errët. Influencuesit e modës kanë kombinuar një rrip/korse me xhaketa në stilin klasik dhe shtëpia e modës Bottega Veneta sugjeron që mund të vishen edhe xhaketa oversize që ju japin pamjen e një fustani.
/Priza.al/