Modelet ukrainase pas Dubait, janë në telashe në Malin e Zi. The Sun raporton se tre nga modelet janë arrestuar, pasi janë shfaqur nudo në një nga autostradat e vendit.
Pas skandalit të madh në Dubai duke pozuar nudo në hotelin luksoz, modelet janë arrestuar përsëri. Në fotot e publikuara, ato shihen të zhveshura në rrugë publike duke u spërkatur me ujë, për të përballuar temperaturat e larta.
Ky veprim bie në kundërshtim me rregullat e autoriteteve malazeze, të cilët i kanë arrestuar menjëherë vajzat.
Modelet pak ditë më përpara pozuan me flamujt e Anglisë në të pasmet e tyre, për të mbështetur djemtë e Gareth Southgate.
/Burimi: Te Sun/Përshtati: Priza.al/