Modeli italian çmendet pas të dashurës shqiptare super-s*ksi: Me ty po jetoj si në përrallë…

Modelja shqiptare, Erjona Sulejmani, prej disa kohësh është duke shijuar lidhjen e dashurisë me modelin italian Alessandro Basciano.

Ajo e ka bërë publike lidhjen disa kohë më parë, nëpërmjet disa fotove të publikuara në rrjete sociale, ku shfaqej krahë Bascanos.

foto galeri

 

Ndonëse kemi pasur deri tani dedikime dhe foto nga shqiptarja, tanimë, ka ardhur dhe dedikimet e dashurisë nga modeli.

Ai ka publikuar një foto, ku shihen bashkë në rrjete sociale dhe shkruan vargjet e një kënge të njohur italiane, të titulluar Favola.

foto galeri

 

“Tani do t’ju tregoj një histori që

Do ta keni të vështirë ta besoni

Sepse bëhet fjalë për një princeshë

Dhe i një kalorësi i cili

Duke hipur në kalin e tij të bardhë

Ai hyri në pyll

Duke kërkuar për një ndjenjë

Që të gjithë e quanin dashuri ”

Përrallë…”,- ishin vargjet që zgjodhi Alessandro për të përshkruar dashurinë me Erjona Sulejmanin.

foto galeri

Kjo është lidhje e parë publike e Erjona Sulejmanit pas ndarjes së saj nga futbollisti Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë.

Pas divorcit, ajo se deklaroi se kurrë s’do lidhej me një futbollist sërish dhe e ka mbajtur fjalën, pasi tani është në krah të djalit mjaft të njohur në botën e televizionit Italian.

foto galeri

32-vjeçari Alessandro Basciano, gjithashtu baba i një djali 5-vjeçar, Nicolò, nga lidhja me Clementina Deriu.

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *