Modelja Bella Hadid rrëfehet sërish për shëndetin mendor, tregon arsyen pse postoi foto duke qarë

Bella Hadid ka folur sërish për shëndetin e saj mendor dhe ka treguar se këto probleme janë fajtore për arsyen pse ajo nuk ka përdorur një stilist personal ‘për një kohë të gjatë’.

Duke folur për WSJ Magazine, supermodelja 25-vjeçare zbuloi se ishte “në një vend të çuditshëm mendërisht” saqë ishte vërtet e ndërlikuar për të “të dilte nga shtëpia dhe të vishej, veçanërisht me ankthin se fotografët do të ishin jashtë”.

‘Në vitin e fundit, ishte shumë e rëndësishme për mua të mësoja se edhe nëse njerëzit flasin për stilin tim, nëse u pëlqen apo nuk u pëlqen, nuk ka rëndësi, sepse është stili im’, vazhdoi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që modelja flet për shëndetin mendor, vitin e kaluar ajo ndau disa foto duke qarë në Instagram dhe rrëfeu se ka vuajtur nga depresioni dhe ankthi ekstrem për pjesën më të madhe të jetës së saj nga adoleshenca deri tani. Hadid gjithashtu shpjegoi për WSJ pse vendosi nëntorin e kaluar të postonte selfie-t duke qarë.

‘Kisha episode vërtet depresive dhe nëna ime ose mjeku më pyesnin se si isha dhe në vend që të përgjigjesha me mesazhe, unë thjesht u dërgoja atyre një foto. Ishte gjëja më e lehtë për mua në atë kohë, sepse nuk isha në gjendje të shpjegoja se si ndihesha’, tha ajo

Hadid tha për median se shpreson që ndjekësit e saj ta dinë se ndërsa gjërat duken kaq bukur në Instagram, ‘në fund të ditës, ne të gjithë jemi njësoj’.

 

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *