Modelja ruse Ariana Lirey, e cila u bë shumë e njohur në vendin tonë për lidhjen me Don Xhonin duket se e ka lënë pas historinë me reperin.
Sot po përflitet se modelja ka nisur një lidhje të re dhe këtë e bëri të ditur vetë ajo duke publikuar një foto në profilin e saj në Instagram teksa i mban dorën një mashkulli misterioz.
Ariana dhe Don Xhoni bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit.
Don Xhoni i kërkoi modeles të mos luante viktimën ndërsa ajo nga ana tjetër i tha se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë Ariana, reagoi sërish dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.