Niki Delijorgji është një nga ato personazhe publike e cila tregon bukuri jo vetëm fizike por edhe shpirtërore me pozitivitetin e saj.
Ajo njihet si Ish Miss Shqipëria e cila jeton kryesisht jashtë shtetit kohë më parë bëri publike lidhjen e saj të re me partnerin, Javier. Por vetëm pak minuta më parë Niki ka postuar një përmbledhje të momenteve më të bukura të lidhjes së tyre, duke njoftuar kështu edhe ndarjen e tyre. ”Dje shkuam në plazh, vendosëm disa nga këngët tona të preferuara, u pamë thellë në sy e shpirt dhe kuptuam që misioni ynë së bashku mori fund. Nuk e kisha imagjinuar kurrë një ndarje kaq perfekte”, shkruan Niki duke e cilësuar Javierin si partnerin më të mirë që ka patur në jetë…A ka një personazh të dytë si Niki?! Ne mendojmë që jo…