Moderatori i njohur, Labinot Gashi ka qenë së fundmi i pranishëm në “Dance Albania”, ku ka treguar haptazi mbështetjen e tij për Orgesa Zaimin. Jo vetëm kaq por ai nuk ka lënë pa ironizuar edhe këngëtarin dhe aktorin e njohur, Ermal Mamaqin.
Madje, Labinoti nuk e kurseu edhe një ironi: “Turp për Ermalin. Jep mend, vlerësim, qesh, bën humor, kritika, dhe se mësoi dot vetë një padjeshkë!”
Por direkt ka ardhur një përgjigje nga anëtari i jurisë. Ermali i bën me dije se shumë shpejt do të ngjitet në skenë së bashku me Amin, ku do të dhurojnë një kërcim.
“Kam frikë se shumë shpejt do të të zhgënjej sepse kam ndër mend që të vij me një kërcim me Amin”, tha Ermali.