Moderatori i njohur: Ky është gabimi më i madh që bëjnë femrat në takimin e parë

Të gjithë kemi kaluar të paktën një takim të parë katastrofik dhe e dimë se sa të rëndësishme mund të jenë detajet në dukje të vogla.

Burrat dhe gratë përgatiten krejtësisht ndryshe për takimin e parë dhe është interesante të shihet se çfarë kanë për t’u thënë zonjave pjesëtarët e seksit më të fortë. Moderatori i njohur Steve Harvey thotë se ka një gabim të madh që bëjnë gratë në takimin e parë.

”Gabimi më i madh që bëjnë femrat në takimin e parë është t’i tregojnë një mashkulli gjithçka që ju pëlqen. Pastaj i keni dhënë djalit hartën e thesarit në zemrën tuaj. Në dy javët e ardhshme, do t’i merrni të gjitha.

Nëse ju pëlqejnë lulet, çokollata, emailet dhe mesazhet çdo mëngjes, një telefonatë para gjumit, do t’i merrni të gjitha derisa ai të arrijë atë që dëshiron. Pastaj do t’ju ofrojë atë që ai me të vërtetë ka për të ofruar. Mos i tregoni të gjitha. Ju mund ta lini një burrë të shohë se çfarë mund të marrë por, duhet ta bëni të imagjinojë se çfarë do të ketë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *