Pas kryeministrit Edi Rama e Sali Berishës, edhe Ilir Meta duket se ka në plan që të krijojë një podcast. Ka qenë gazetarja dhe moderatorja Fatma Haxhialiu e cila është takuar me kryetarin e Partia e Lirisë, Ilir Meta.
Ajo i është afruar dhe me të qeshur i ka kërkuar ti bëjë një premtim publik se nuk do të bëjë dhe ai një podcast si Edi Rama apo Sali Berisha.
Pjesë nga biseda:
Fatma: Ju lutem mos bëni dhe ju një podgast. Më premtoni se s’do të ketë nga ju një podcast?
Meta: Do të përpiqem
Fatma: Jo do të përpiqem, ma garantoni
Meta: Do të përpiqem të përmbahem, por për Monikën nuk ta garantoj
Fatma: Monikën nuk ka gjë, ja kemi falur se e duam. Nga ju nuk ka një podcast?
Meta: Do të përpiqem, por nuk ta garantoj
Po ashtu një foto nga ky takim ka postuar dhe Meta në rrjetin e tij social, ku shkruan: “Mirëmëngjes nga unë dhe Fatma, e cila papritur më pyeti për podcastet. Unë i fola për Ndryshimin e madh të 14 Majit!”.