E teksa data afron, çdo ditë po zbulohen emra të rinj që do të jenë pjesë e aventurës 100 ditore të “Big Brother Vip 2”. Së fundmi, është zbuluar një tjetër personazh i njohur i cili i ka thënë “po” ftesës për të qenë pjesë e “BBV”. Bëhet fjalë për moderatoren Roza Lati.
Lajmin e kanë bërë me dije “Panorama Plus”. Moderatores i është bërë ftesa për të qenë në spektaklin e madh dhe e ajo ka pranuar. Roza mori një ftesë për të qenë pjesë e spektaklit edhe vitin e kaluar, mirëpo në atë kohë ajo u shpreh se refuzoi për shkak të angazhimeve të shumta.
Disa emra të tjerë të njohur që përfliten për të qenë pjesë e “Big Brother Vip” këtë vit janë edhe Albi Nako, Jori Delli, Kiara Tito.
Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.
Por kur do të nisë “Big Brother VIP 2”?
“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”- tha Arbana Osmani.