Bota e televizionit ka sfida dhe të papritura. Shpesh herë kemi dëgjuar se pronarët e mediave kërkojnë favore seksuale, e këtë e ka konfirmuar edhe moderatorja sportive, Sabina Mete.
Ajo ka zbuluar se është përballur me vështirësi kur ka kërkuar punë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, moderatorja tha se për të ka qenë shumë e vështirë. Madje ajo tregoi edhe teknikën që sipas saj, kërkohen këto favore seksuale.
“Bisedën e bën në zyrë dhe nuk mund ta bësh duke pirë një gotë verë jashtë, sepse vera pihet me miqtë dhe jo me shefin. Që këtu fillon e gjitha tek ajo ftesa sepse ti e di që çdo bisedë pune bëhet në zyrë, prandaj janë bërë zyrat”,- u shpreh Sabina.
Ajo tha se ka qenë rrugë e gjatë që të mbërrijë aty ku është sot.
“E vështirë sepse kam trokitur në shumë dyer para se të filloja tek redaksia e sportit në RTSH. Nuk flitet shumë për këtë, janë favoret seksuale. Nuk flitet, janë tabu. Megjithatë jam përballur edhe me këto dhe për në vajzë 20-vjeçare që sapo del nga bankat e shkollës është shumë e rëndë”,- përfundoi moderatorja.