Jeta private e Kiara Titos ka qenë gjithmonë e komentuar edhe pse moderatorja ka preferuar ta ruajë sa më hermetike. Megjithatë së fundmi e ftuar në “Why not”, ajo nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse është beqare apo e dashuruar.
“Mund të them vetëm kaq, që jam ndryshe nga çfarë jam shprehur vitin e kaluar në “Why Not”. Kush e mban mend do e kuptojë, kush jo të hapë emisionin dhe ta shikojë”, tha Kiara.
Vitin e kaluar Kiara ka deklaruar në emision se është beqare. Pra ky vit e ka gjetur të lidhur, por djalin që i ka rrëmbyer zemrën nuk na i ka prezantuar ende.
/Priza.al/