Moderatorja e emisioneve sportive, Hygerta Sako, pas përfundimit të ‘Euro 2020’, ka nisur pushimet në Spanjë. Ajo ka ndarë vazhdimisht foto nga vendet e bukura që ka vizituar, teksa shfaqet e kuruar në detaje.
Sako ka ndarë disa imazhe, ku shfaqet e veshur me pantallona të shkurtra, një kanotiere dhe një palë sandale, ndërsa flokët ka preferuar t’i mbajë lidhur.
Ajo çfarë fansat i ka vënë në dyshime është detaji i pantallonave të zbërthyera tek të gjitha fotot e albumit të fundit.
“Ke harruar pantallonat zbërthyer”, i shkruajnë ndjekësit, të cilëve ende nuk u është përgjigjur. Ata kanë mbetur të habitur nga ky detaj, se çfarë arsye ka pasur Hygerta që ka pullën e pantallonave të shkurtër të pa mbyllur.
Megjithatë, moderatorja ka marrë shumë komplimenta dhe është pëlqyer shumë nga fansat.
/Priza.al/