“Moderatorja më seksi”/ Ja si reagoi Fjoralba pas komplimentit që i bëri Luizi

Sipas Luizit, Fjoralba Ponari është moderatorja më seksi e ekraneve shqiptare. Ky “komplimet” duket se nuk e ka “magjepsur” moderatoren, e cila së fundmi është shprehur se e gjitha kjo është çështje shijesh.

Më tej teksa po komentonte formatin, Fjoralba shtoi se nuk ka asnjë të preferuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” pasi ata përdorin gjuhë shumë të ashpër dhe sipas moderatores, nuk po shijojnë eksperiencën e tyre të jetës.

Ndonëse u shpreh se nëse ka pëlqim për një person aty brenda është Dea Mishel, e cila ka një qetësi olimpike dhe zgjuarsi sipas moderatores.

“Kjo është çështje shijesh, nuk e prisja megjithatë faleminderit se kush nuk i vlerëson komplimentet dhe do e prisja njësoj nga të gjithë që do e thonin aty. Unë di ta ndaj artin nga artisti, si individ i jap atributin si muzikant, patjetër edhe për lojën që ka bërë por mënyra si protagonistët luajnë nuk është në shijet e mia, agresiviteti që tregojnë ndaj banorëve të tjerë kanë harruar ta shijojnë eksperiencën e tyre të jetës se e kam edhe nga shoqja ime e ngushtë Einxhel. Më duket sikur shoh survival jo BBV, ka gjuhë të ashpër, bullizëm, gënjeshtra e nuk më pëlqen. Nuk kam asnjë të preferuar, mbase Dea deri diku për qetësinë olimpike dhe inteligjencën që ka”, tha Fjoralba Ponari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *