Pas eksperiencës së saj si opinioniste, Jerina Lalaj po eksperimenton edhe si moderatore tek “Goca dhe Gra”. Së fundmi, ajo është përfshirë në një diskutim në këtë emision, ku ka folur si rrallëherë për jetën e saj private. Jerina Lalaj tregoi se është ndarë nga ish-partneri i saj pas një romance që zgjati 16 vite, por vazhdon të ruajë komunikim të mirë me të.
Sipas moderatores, edhe pas ndarjes dy persona që kanë qenë bashkë për një pjesë të mirë të jetës së tyre, e pakta që duhet të ruajnë për njëri-tjetrin është respekti.
“Unë jam shok me ish-in tim. Jemi ndarë prej tetë vitesh tashmë. Kemi marrë një vendim për të dy, që secili duhet të ndiqte rrugën e vet, sepse dikush nga ne do të ishte i palumtur nëse do të vazhdonim si ishim. Kemi qëndruar bashkë 16 vjet”,- u shpreh moderatorja.
“Sidomos kur ke ndarë me atë njeri një pjesë shumë të rëndësishme të jetës, të ndahesh mirë, është minimumi që mund të bësh. Ka një lloj respekti. Që të ndahesh si mik me personin që ke kaluar vite, ta pyesësh a je mirë, t’i thuash që jam e lumtur për veten tënde, që ti je mirë dhe të kesh në këmbim të njëjtën energji të mirë,”- përfundoi Jerina.