Moderatorja shqiptare: Kam pasur probleme të mëdha, kam vuajtur nga…

Nëse mendoni se vetëm ju, ‘njerëzit e thjeshtë’ keni probleme dhe ndonjëherë situata të caktuara ju japin stres dhe mund edhe të keni rënë në depresion, e keni gabim!

Ata të cilët e përjetojnë njëjtë si ne, stresin, presionin dhe ankthin janë personat e famshëm të cilët në fund të ditës janë njerëz si ne, me mish dhe me gjak edhe pse ne kemi krijuar përshtypjen se ata janë; qenie ‘të mbinatyrshme’.

Moderatorja e njohur shqiptare, Fjoralba Ponari ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj në instagram se përpara disa kohësh ka pasur probleme me shëndetin mendor, dhe pikërisht me ankthin dhe depresioni. Veç kësaj ajo iu ka dhënë disa këshilla ndjekësve të saj se duhet ta ndajnë me njerëzit e tyre të dashur të gjitha problemet që kanë sepse kjo gjë do t’i ndihmojë shumë, e nëse kjo nuk i bën të ndihen mirë, duhet të lënë takim me një psikolog.

“Po, nga të gjitha edhe pse në periudha të ndryshme të jetës! Është me shumë rëndësi të kesh mbështetjen si bashkudhëtare, të njerëzve të tu me të rëndësishëm në luftën me secilën prej atyre që ke përmendur. Nëse nuk ke besim te njerëzit që ke afër, kërko ndihmë te një profesionist, më beso është shumë e rëndësishme të ndash atë që po kalon me dikë tjetër, çfarëdo qoftë ajo që po ndjen”,- ka shkruar në Instagramin e saj Fjoralba.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *