Mohon blindimin e selisë blu, Basha ftesë të hapur: Mund të vini që nesër…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mohuar një blindim të mundshëm të selisë blu. I ftuar në Open, Basha me ironi u shpreh se ka edhe tanke, bunker, helikopterë në tarracë edhe snajperë.

Ai bëri ftesë që të shkohet nesër në seli për të parë se zyra e tij është sic ka qenë më parë.

Pyetje: Viti 2022 e ka gjetur Partinë Demokratike me dyer të mbyllura, apo të blinduara, me një oborr të zbrazur. Pamjet e fundit janë të një dere të blinduar që thuhet që  është e zyrës tuaj. Çfarë po ndodh?

Lulzim Basha: Keni harruar që të tregoni që kemi edhe tanke në bunker, edhe helikopterë të tarracë, kemi edhe snajperë, edhe marinsa mbrapa në aneks. Këto jaë të gjitha marrëzira dhe është e trishtueshme që viti i ri në Shqipëri, shqiptarët i gjen me një ngjarje të tillë të servirur ndërkohë që ata përballen me probleme reale, rritja e çmimeve, varfëria, ekonomia, papunësia,  emigracioni. Këto janë problemet e atyre që na ndjekin në këto momente dhe jo përpjekja e një njeriu për të marrë peng Partinë Demokratike, për ta kthyer atë në një bunker për të instrumentalizuar demokratët e  dëshpëruar nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe për t’i përdorur si mish për top për interesat e tij. Ndërsa të tjerat janë thjesht manipulime. Asgjë s’ka ndryshuar, në zyrën time mund të vini që nesër për një kafe ta shikoni që është e njëjta që ka qenë.

Pyetje: Kjo foto që ka dalë në media nuk është reale? Pra thuhet që kjo portë e blinduar është e zyrës tuaj.

Lulzim Basha: Jo, nuk është porta e zyrës time, se nga zyra ime sapo dola dhe mund tl vish nesër ta verifikosh. Pastaj se çfarë ndodh në podrumet e Partisë Demokratike, çfarë ndodh në tarraacën e Partisë Demokratike, ato që janë thënë janë përtej imagjinatës së shfrenuar të çdokujt. Arsyeja është fare e thjeshtë, krijohet ideja, pra imazhi që Sali Berisha ka faktikisht për Partinë Demokratike, ta kthejë  atë në një bunker për interesat e veta. Partia Demokratike, në fakt, ka një tjetër interes, të jetë e hapur për të gjithë demokratët, çor kurrë mos të kthehet në një bunker për interesat e një njeriu të shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shoqëruar nga të tjerë non-grata që duan ta përdorin shtëpinë e lirisë për interesat e tyre personale, aq më keq për hallet e tyre personale, në raport me non-gratat apo në raport me drejtësinë.

Pyetje: Mbështetësit e zotit Berisha gjithsesi thonë që ju po fortifikoni  selinë e Partisë Demokratike, që mos lejoni aty hyrjen e mbështetësve të tij. Ka të vërtetë në këtë gjë?

Lulzim Basha: Tani më dëgjoni, edhe nëse Salo Berisha do të ishte sot kryetar i Partisë Demokratike, edhe po të mos kishte mure Partia Demokratike, prap ai do të ishte njeriu më i vetëm, sepse demokratët e kanë kuptuar, e kanë kuptuar. Shikoni, para dy ditësh apo para tre ditësh, në qoftë se nuk gabohem, kam takuar një demokrat nga Tropoja, i cili më tha që në fillim tha kur filloi, pak a shumë domethënë në qoftë se e perifrazoj ashtu siç duhet, kërkoj ndjesë në qoftë se nuk e perifrazoj tamam siç ma tha, mu duk tha se po i bini në qafë Sali Berishës, pastaj e kuptova që ky njeri ka një hall, kishte një hall, një hall shumë të madh. Dhe kjo është historia e qondra demokratëve, të cilët u nisën me të vërtetë duke dëgjuar një retorikë, që u nis për demokratizimin e Partisë Demokratike, e për shumë e shumë parime të tjera dhe përfundoi si një betejë, ashtu siç Sali Berisha premtoi që nuk do ta bënte, por që në fakt e bëri, një e besë e thyer me demokratët. Dhe në qoftë se ka një besë të thyer është besa e dhënë nga Sali Berisha që nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike në betejën e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi qeveria Amerikane e shpalli non-grata dhe tani ajo që shikoni dhe që do vazhdoni të shikoni në ditët e ardhshme është fundi i palavdishëm i kësaj lëvizje, e cila në thelb do të shkatërrojë Partinë Demokratike si një institucion demokratik me rregulla, të cilat garantojnë funksionimin demokratik të partisë, ta zhvendosë nga misioni që është përballja me regjimin e Edi Ramës në të gjitha rrafshet, në rrafshin politik, në rrafshin e masakrës zgjedhore, në rrafshin parlamentar, në rrafshin ekonomik, në rrafshin e një përditshmërisë dhe ta kthejë në një strehë, në një mburojë për non-gratën që i është shpallur atij dhe për njerëzit që e rrethojnë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *