Mohon të ketë konflikte…/ Digjet gjatë natës makina e kryetarit të grupseksionit të PD në Vaun e Dejës  

Është shkrumbuar gjatë natës totalisht makina e kryetarit të grup-seksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të Bashkisë së Vaut të Dejës, Ariston Drini.

Makina e tij mendohet të jetë djegur rreth orës 01.30 të mëngjesit të sotëm.

Makina e djegur, është e tipit “Fuoristradë Ford”, ndërsa pronari i mjetit ka deklaruar se fillimisht ka dëgjuar një shpërthim, e më pas ka parë automjetin në flakë.

Drini ka deklaruar se, ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë.

Automjeti ka qenë i parkuar para banesës. Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje ndërsa kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit.

Ai ka mohuar të kishte konflikte apo probleme. Ndërsa policia mes pistave të hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *