Moldavi/ Arrestohet ish-presidenti Dodon, akuzohet për…

Ish-presidenti i Moldavisë, Igor Dodon është arrestuar në shtëpinë e tij në Kishinau gjatë një bastisje nga prokurorët e sektorit anti-korrupsion.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme moldave, Maria Cherpec pohoi për mediat lokale se Dodon, i cili njihet si një politikan pro-rus, dyshohet për korrupsion, pasurim të paligjshëm dhe marrja e ryshfeteve pë përdorim politik nga një organizatë kriminale, por edhe tradhti të lartë kombëtare.

Dodon, i cili shërbeu si president i Moldavisë në vitet 2016-2020 është arrestuar së bashku me kunatin e tij, Petru Merineanu. Ky i fundit sipas prokurorëve u përpoq të gëlltiste një pjesë të provave të rëndësishme kundër ish-presidentit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *