“Molla e sherrit” e vrasjes me thikë/ Flet e reja: Axeli më shqetësonte në Instagram, Stiven…

E dashura e Stiven Toshkëzit, i cili u vra me thikë pak pas mesnatës së të martës nga 18-vjeçari Axel Hoxha, ka deklaruar për policinë se autori i krimit e shqetësonte në rrjetin social ‘Instagram’.

Sipas saj, këto shqetësime janë vënë re nga partneri i saj 20-vjeçar, gjë që ka sjellë konflikt mes Stiven dhe Axel.

Por në dëshminë e tij, Axel Hoxha ka mohuar ta ketë ngacmuar vajzën duke thënë se takimet dhe kontaktet mes tyre ishin të pashmangshme për shkak se ishin në një klasë.

Madje ka kërkuar edhe ballafaqim me të dashurën e viktimës.

18-vjeçari njihej si person problematik në shkollë dhe zonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *