Kryeministri Edi Rama ndodhet në një Drovan të Korçës, ku po mban një bashkëbisedim me fermerët.
Rama tha se bujqësia 2022 ka qenë në gjendje shumë të mirë dhe se e vërteta është ndryshe nga ajo që raportohet.
Sakaq theksoi se nuk do bëhet vetëm eksportim i mollëve por edhe do përpunohet, në mënyrë që mos të përfundojnë në kanal.
“Më vjen mirë që jam këtu në Korçë. E vërteta e plotë është tjetër, fermerët që hedhin mollët nuk janë aktorë por njerëz realë. Kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës. Pasi shumë fermerë prodhojnë dhe eksportojnë, pasqyrimi i gjysmës së vërtetës prodhon gënjeshtër se Shqipëria është një vend i braktisur. Bujqësia sot është rimëkëmbur, por në raport ku do arrijmë jemi ende në hapat e parë. Bujqësia shqiptare ka pasur nivelin më të qëndrueshëm. E rëndësishëm është që të ndaj me ju, bujqësia është mbështetur këtë vit me fondin prej 15 mln dollarë, 50% më shumë se ai çfarë miratonim. Kemi dhënë naftë falas, katër herë më shumë se viti i kaluar. Janë shumë fermerët që përfitojnë nga programet. Kjo bujqësia e braktisur, fshati i zbrazur ku thuhet se vuajmë për bukën e gojës, kemi eksportuar deri në shtator 5.7 mln euro më tepër se vjet. Do sjellim fabrikën e përpunimit të mollëve, për t’i bërë komposto e reçel. Fermerët e bashkia të investojnë ”, tha ai.