Moment epik në futboll, arbitri bie në gjunjë pas gabimit trashanik që bëri

Shumëkush e di se të jesh gjyqtar në futboll nuk është një gjë e lehtë. Ta referosh një ndeshje me presion të lartë, natyrisht se mund të shfaqen edhe gabime.

Sidoqoftë, adhuruesit e futbollit kanë një simpati për gjyqtarin danez, Nils Heer.

Ai ishte duke e ndarë drejtësinë në takimin e zhvilluar në NordicBet Liga të Danimarkës, niveli i dytë, në ballafaqimin mes Fredericia dhe Vendsyssel në fundjavën që shkoi.

Gjatë pjesës së parë, Fredericia ishte në kundërsulm, derisa po pësonin humbje 1-0 dhe njëri nga lojtarët e tyre, Kristian Kirkegaard ishte fauluar afër zonës së rreptësisë.

Para se të ndodhte ekzekutimi, ai i kishte lënë topin një bashkëlojtari, duke bërë që topi të plasohej në portë.

Fatkeqësisht për Kirkegaard dhe Fredericia, Heer tashmë i kishte rënë bilbilit për goditje dënimi edhe pse mund të kishte lejuar që loja të vazhdonte, pasi topin nuk ishte humbur nga lojtari.

Ai ra në gjunjë dhe filloi të kërkonte falje për vendimin e marrë, por që nuk shpëtoi që ai moment të bëhej viral në rrjetet sociale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *