Peshëngritësi, Erkand Qerimaj i ka dhuroi këtë të shtunë, Shqipërisë medalje në stilin e shkëputjes.
Në peshën 149 kg, Qerimaj ka fituar medalje të argjendt në lojërat Mesdhetare.
Qerimaj e nisi garën me peshën 148 kg, provë të cilën nuk arriti ta kaloj me sukses. Qerimaj provoi menjëherë, sërish me të njëjtën peshë, 148 kg, por pa mundur ta mbajë shtangën lartë. Peshëngritësi shkodran provoi në provën e tretë me 149 kg, peshë të cilën arriti ta mbaj lart por në fillim trupa e gjyqtarëve e konsideroi të parregullt, çka solli tension dhe protesta nga Qerimaj dhe i gjithë delegacioni i Shqipërisë.
Pas verifikimit, prova e Qerimaj u cilësua e rregullt, duke rrëmbyer kështu edhe medaljen e argjendtë. Kjo ishte medalja e katërt për Shqipërinë në “Oran 2022”, pasi më parë kanë fituar medalje ari atletja Luiza Gega, mundësi Zelimkhan Abakarov, ndërsa një bronzi e ka marrë mundësi Islam Dudaev.