Një moment historik është shënuar në karrierën e futbollistit Armando Broja i cili në ndeshjen e parë si titullar me Southampton, realizoi golin e fitores 1-0 kundër Leeds United, që ishte edhe fitorja e parë për ekipin e tij për kërë sezon në kampionat.
Me golin e realizuar Broja është bërë edhe futbollisti i parë shqiptar që gjen golin në Premier League, kampionatin më të fortë në botë aktualisht. Gjithashtu ai u bë edhe futbollisti i parë i Southampton me moshën më të re që realizon gol në ndeshjen e parë si tutullar në kampionat. I vetmi moment jo i mirë për Brojën në këtë ndeshje ishte largimi nga fusha në minutën e 81 si i dëmtuar, por që nuk dukej shqetësues përsa kohë bomber shqiptar u ndal në fund për një intervistë.
‘Ishte e jashtëzakonshme të luaja për herë të parë në formacion në Premier League, pasi e kisha ëndërruar këtë moment që kur isha tre vjeç. Të shënoja në ndeshjen e parë si titullar, është një ëndërr e bërë realitet për mua, pasi nuk mund të kërkoja për më mirë. Jam në një moment mjaft të bukur të karrierës dhe shpresoj që të vijnë të tjerë akoma më të bukur, me shumë gola,”- deklaroi Broja.
Falë fitores së parë në kampionat që erdhi për meritë të Brojës Southampton është ngjitur në kuotën e 7 pikëve dhe ka lënë përkohësisht zonën e ftohtë të renditjes.
/Priza.al/